Stamboll policia turke perleshet me protestuesit
Policia turke është përleshur sot me protestuesit, të cilët kanë bërë përpjekje të arrijnë në sheshin Taksim të Stambollit.
Autoritetet e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit kundër tyre.
Trazirat në Stamboll kanë nisur të premten, kur po ashtu ka pasur përplasje polici-protestues.
E gjitha ka filluar si një tubim paqësor kundër një projekti të ndërtimit, por korrespondentët thonë se ajo është kthyer në protestë kundër politikave të kryeministrit Reccep Tayyip Erdogan.
Po sipas tyre, këto janë skenat më të këqija të trazirave publike dhe të dhunës policore, të para në Turqi në vitet e fundit.
Organizata Amnesty International ka thënë se është e shqetësuar me “përdorimin e tepruar të forcës nga ana e policisë”.
Reagon Erdogan: Planet e ndertimit për sheshin Taksim do te vazhdojnë
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se do të vazhdojë planet për zhvillimin e Sheshit Taksim të Stambollit, me gjithë protestat e dhunshme që ka shkaktuar projekti kontrovers.
Erdogan është zotuar se do të rivendosë rendin dhe u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë demonstratat menjëherë.
Policia ka përdorur të shtunën gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë protestuesit, të cilët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Erdoganit, si dhe përpjekje për të arritur në sheshin Taksim.
Në Ankara ka pasur po ashtu përplasje të policisë me protestuesit që marshonin para ndërtesës së parlamentit.
Trazirat kanë nisur qysh të premten ne Stamboll, për t’u shpërndarë pastaj në Ankara dhe Izmir.