E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eno dhe Teuta Koco zbulojne simfonine e 4 te Gustav Maler

Dy artistët e famshëm shqiptarë babë e bijë dirigjenti Eno Koco dhe sopranoja Teuta Koco vijnë për publikun shqiptar në një koncert në Universitetin e Arteve. Artistët na zbulojnë simfoninë e 4 të kompozitorit austriak Gustav Maler.

Edhe pse jeton prej vitesh ne Londër, pinjollja e familjes Koço, mbesa e Tefta Tashko Koços, gjen shpesh kohe t’i rikthehet Tiranës. Kërkesa e babait të saj, Eno Koços, për një koncert krejt të vecantë e ka bërë sopranon Teuta Koço të përgatitet për të ngjitur në skenën e Universitetit të Arteve, simfoninë e katërt te kompozitorit austriak Gustav Maler, pjese e pa interpretuar me pare ne Shqipëri.

Bashke me dinastine e artit Koco, në koncertin e interpretuan edhe orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, ku ndër të tjera performuan edhe pjesë nga Johan dhe Ricard Shtraus, si dhe një pjesë nga komedia muzikore e Franc Lehar “Buzët e mija që puthin kaq nxehtesisht”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›