E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stamboll, rëndohet bilanci i viktimave, 16 të vdekur

Të paktën 16 persona konfirmohen të vdekur nga përmbytjet që i kanë kthyer autostradat e metropolit turk në lumenj të rrëmbyeshëm. Numrin e viktimave e konfirmon vetë guvernatori i Stambollit, Muamer Gyler.

Një minibus u përfshi nga ujërat e rrëmbyeshëm në një autostradë duke shkaktuar vdekjen e shtatë grave, të cilat po udhëtonin për të shkuar në punë.
     
Helikopterë ushtarakë janë aktivizuar në distriktet e pjesës evropiane të Stambollit që aktualisht është përmbytur pjesërisht nga shirat më të rrëmbyeshëm të 80 viteve të fundit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›