E Diel, 1 Nëntor 2026

Stambolli hap dyert për aeroportin më të madh në botë, shifrat janë të frikshme! (Galeri)

Aeroporti më i madh në botë gjendet tashmë në Stamboll. Basti i presidentit Rexhep Taip Erdogan u fitua sot gjatë përurimit të strukturës madhështore në praninë e liderëve të rajonit dhe të vendeve aleate të Turqisë, pikërisht në ditën e 95 vjetorit të Republikës së themeluar nga Kemal Ataturk.

Mes personaliteteve të tjera të pranishme edhe presidenti shqiptar Ilir Meta dhe ai kosovar Hashim Thaçi, por edhe homologu i tyre serb Aleksandar Vuçic.

Aeroporti, i quajtur thjesht “Istanbul” (Stanboll), nga dita e nesërme do të jetë baza e nisjeve dhe arritjeve e gati 90 milionë pasagjerëve në vit, që mund të arrijnë shifrën marramendëse të 150 milionë brenda vitit 2023.

Këto nuk janë shifrat e vetme që habisin: 3500 fluturimet ditore do të shpërndahen në një sipërfaqe prej 77 milion metra katrorë, pak më i madh se Manhattani ose gati dyfishi i Tiranës brenda Unazës së Madhe.

Brenda saj do të gjendet edhe një nga komplekset e dyqaneve duty free më të mëdha në botë (53 mijë metra katrorë) si dhe shumë aktivitete të tjera, ku përfshihet edhe një zone e mirëfilltë rezidenciale prej 100 mijë kilometrash.

Areoporti i ri do të zëvendësojë aeroportin “Ataturk”, i cili mund të vazhdojë pjesërisht për fluturime jo komerciale, kurse pjesa më e madhe e tij do të kthehet në një lulishte publike.

Aeroporti që pritet të gjenerojë rreth 11.5 miliardë euro në vit për kasat e shtetit turk dhe të punësojë rreth 225 mijë persona, ka patur edhe kritika të shumta nga organizatat ekologjiste dhe ato për të drejtat e njeriut.

Mbi 1 milion pemë në pyjet më të dendura të qytetit u prenë, ndërkohë që ka patur kosto njerëzore po aq të mëdha. Shifrat zyrtare flasin për 27 punëtorë të vdekur në aksidente pune, por sindikatat si dhe gazetat e opozitës si  Cumhuriyet flasin për më shumë se 200. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Merkel nuk rikandidon më si Kancelare në vitin 2021

Brazili shkon djathtas, i shumë diskutuari Bolsonaro president i ri

Karvani me të varfrit nga Hondurasi i drejtohen kufirit me SHBA (Galeri)

Jordani, furia e reshjeve mbyt 18 adoleshentë  në Detin e Vdekur

Këngëtarja e polemikave, nga grisja e fotos së Papës te konvertimi në fenë Islame

Ishulli parajsë në Hawaii që u zhduk nga hartat! (video)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›