E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti që tronditi 6 shtete dhe çau rrugët

Tre tërmete të fuqishëm u shënuan brenda një ore në detin Jon pak pas mesnatës së të enjtes.

Lëkundja më e fuqishme ishte ajo me magnitudë 6.8 ballë, e cila u regjistrua rreth orës 1 të mëngjesit, 36 km në jug të ishullit turistik Zakinthos, në thellësinë e 16.6 km.

Tërmeti u ndje deri në Athinë, Shqipëri, Itali, Maltë, Maqedoni e Libi.

Dy lëkundjet e tjera kishin një intensitet prej 5.1 dhe 5.2 ballë. Instituti kombëtar i gjeofizikës e vullkanologjisë në Greqi, paralajmëroi për mundësinë e një cunami, por më pas alarmi tërhoq.

Paralajmërime pati edhe për brigjet e Kalabrisë, Pulias dhe Sicilisë, ku u aktivizua alarmi portokalli.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar. Disa foto të publikuara në mediat greke tregojnë çarje të dukshme te tokës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

Shtypshkronja me 14 milionë dollarë false!

Kotzias: Gati të zgjerohemi 12 milje në Jon

Grisi gjobën e policisë, thirrje shoferëve të ndjekin shembullin e tij

Fluturimi i ferrit, britma kudo e pasagjerë të mbuluar nga gjaku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›