E Diel, 1 Nëntor 2026

Stambolli në revoltë, mbi 1 mijë të plagosur, 4 verbohen

Prej ditës së premte Stambolli është në revoltë, ato që u nisën si manifestime të qeta përfunduan në përleshje të dhunshme mes turmës dhe policisë. Aq sa kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës.

Përleshjet kanë shkaktuar mbi një mijë viktima, ndërsa katër persona kanë humbur shikimin. Pas kësaj kryeministri Erdogan ka kërkuar falje për dhunën.

Manifestimet nisën kundër vendimit për të prerë rreth 600 pemë në parkun Gezi, në qendër të qytetit, për të ndërtuar aty një qendër tregtare. Përleshjet kanë nisur fillimisht gjjatë ditës së djeshme kur policia kishte shkuar në mëngjes herët dhe i kishte dashur t’i largonte me dhunë manifestuesit. Më pas situata ka degjenruar. Policia është përleshur me manifestuesit duke u hedhur gaz lotsjellës dhe spray me spec djegës, shkruan noa.

Sipas të dhënave mësohet se të plagosurit janë më shumë se një mijë. Demonstruesit e goditur me shkopa gome ose që janë verbuar nga gazi lotsjellës kanë transformuar rrugët në fushë betejë. Katër prej manifestuesve kanë humbur shikimin, ndërsa katër të tjerë po kurohen për frakturë në kafkë. Në rrjetet sociale janë shumëfishuar mesazhet e solidaritetit kundër qeverisë

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka pranuar se ka patur një teprim me dhunën nga ana e policies, si dhe ka lajmëruar çeljen e një hetimi për forcat e sigurisë dhe në mënyrë të veçantë për përdorimin me tepri të gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën. Akuza e Amnesty International është pranuar edhe nga Erdoghan. “Ka patur një gabim në përdorimin e gazit nga ana e policisë. Kam urdhëruar ministrinë e Brendshme të hetojë”. Ndërsa presidenti Gul ka ndërhyrë gjithashtu për t’i dhënë fund përleshjeve./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›