30 ditë paraburgim për "Grupin e Drenicës"

Tashmë janë arrestuar të gjithë të akuzuarit, përfshirë edhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun. Arsyeja e caktimit të masës së paraburgimit ka qenë ndikimi i mundshëm i provave.
“Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim mbi ankesën me të cilën ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit i cili do të zgjasë deri më 24.06.2013. nuk ka pasur asnjë arsye që të tejkalohen afatet ligjore prej 48 orëve për nxjerrjen e këtij vendimi skandaloz, të paligjshëm dhe të padrejtë”, ka thënë avokati Tomë Gashi.
Ai ka paralajmëruar destabilizim të situatës.
“Kjo padrejtësi mund t’i konvenojë vetëm atyre që nga kjo presin destabilizim të Kosovës”, ka shtuar ai.
---
Mësohet se tashmë janë arrestuar disa prej të akuzuarve dhe ndodhen në stacionet më të afërta që kanë. Deri tash janë arrestuar Sylejman Selimi dhe Jahir e Zeqir Demaku. Pjesa e tjetër e "Grupi të Drenicës" ende nuk janë arrestuar, ndërkaq vendimi është marrë për arrestimin e të gjithëve. Kurse, avokatët e tyre janë ftuar t'i takojnë klinetët.
---
Gjykata e Apelit ka marrë vendim që Grupi i Drenicës të paraburgoset për 30 ditë.
Pala mbrojtëse ka kërkuar që Sylejman Selimit, dhe të tjerëve t’u ndërpritet arresti shtëpiak, derisa prokurori Maurizio Salustro, kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, shkruan Express.
Të shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Sahit Jashari,Zeqir Demaku, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, i njohur si “Grupi i Drenicës”, dyshohen se kanë kryer krime lufte në Likoc gjatë luftës në Kosovë.
Sot kishin kaluar 48 orë të arrestit shtëpiak, të cilat ishin caktuar dy ditë më parë.
Ishte thënë që vendimi për “Grupin” do të jepet të hënën por për paraburgosjen prokurorët vendosën sonte gjatë orëve të mbrëmjes./Indeskonline./