E Diel, 1 Nëntor 2026

Standardet Kombetare te Kontabilitetit, nga 1 janari aplikohen te rejat

Keshilli Kombetar i Kontabilitetit, permes nje njoftimi per shtyp, beri te ditur dje se Standardet Kombetare te Kontabilitetit do te zbatohen nga te gjitha njesite ekonomike, me perjashtim te njesive ekonomike, te cilat me ligj jane te detyruara te perdorin Standarde Nderkombetare te Kontabilitetit. Bazuar ne Ligjin nr. 9228, date 29.04.2004 "Per Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare" (ndryshuar me Ligjin nr. 9447, date 09.02.2006), te gjitha njesite ekonomike qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne Republiken e Shqiperise dhe qe kane qellime fitimprurese, duke filluar nga data 1 janar 2008 do te zbatojne Standardet e reja te Kontabilitetit (Standardet Kombetare te Kontabilitetit dhe Standardet Nderkombetare). Ketu perfshihen shoqerite e listuara ne nje burse zyrtare letrash me vlere dhe filialet e tyre; subjekt i konsolidimit te llogarive; bankat e nivelit te dyte; institucionet financiare te ngjashme me bankat; shoqerite e sigurimeve dhe te risigurimeve; fondet e letrave me vlere dhe te gjitha shoqerite e licencuara per te kryer veprimtari investimi ne letrat me vlere, edhe kur ato nuk jane te listuara ne nje burse letrash me vlere. Gjithashtu ne liste hyjne edhe njesite e tjera ekonomike te medha, te palistuara ne nje burse zyrtare letrash me vlere, kur ato kane realizuar dy vitet e fundit njekohesisht keto dy kritere dhe te ardhurat vjetore, mbi 1.250.000.000 leke dhe numri mesatar vjetor i punonjesve, mbi 100 persona. KKK-ja per t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›