Standardizim lejeve te ndertimit
TIRANE - Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike se bllokimi i lejeve te ndertimit ne vend mund te sjelle probleme ne te ardhmen edhe me investitoret e huaj te cilet do investojne ne Shqiperi. Ne kete kuader kreu i qeverise ka deklaruar se ne ligjin e ri te urbanistikes po behen te gjitha perpjekjet per ti hapur rruge edhe liberalizimit te lejeve te ndertimit. "Problem jo i vogel ndeshkues jane lejet e ndertimit. Cdo investim si rregull ka nje ndertim, ndaj kam porositur specialistet te shohin standardin me te mire ne bote qe ekziston per kete dhe ne menyre absolute do te jepen te gjitha modalitetet qe ai standard te vendoset ne Shqiperi", deklaroi Berisha. I cili ka shtuar se asnje vend ne bote nuk ka me shume nevoje se Shqiperia per investime dhe zhvillim te shpejte. Ne kete kuader kreu i qeverise, deklaroi se Qeveria do te marre me shume masa ne drejtim te liberalizmit te licencave dhe te lejeve te ndertimit. Sipas Berishes, ne kuader te Pragut te Llogarise se Mijevjecarit, Qeveria do te ndertoje One Stop Shop per licencat dhe lejet. Gjate mbledhjes se djeshme te grupit parlamentar te PD-se, kreu i ekzekutivit garantoi se javen e ardhshme do te hapet gara mes firmave per ndertimin e gjashte parqeve industriale ne vend, ndertime keto qe pritet ta zmadhojne edhe rritjen ekonomike te vendit. Duke paralajmeruar ne kete menyre shtrirjen e investimeve madhore ne te gjithe trajektoren me te rendesishme te vendit.
"Kjo vjen ne kohen me te pershtatshme, sepse ato hapen ne nje vend me rritje ekonomike dy shifrore. Interesi per to do te jete maksimal. Javet ne vazhdim jane jave privatizimesh shume te rendesishme, jane jave koncesionesh shume te medha", deklaroi Berisha ne lidhje me garen qe pritet te nise ne lidhje me ndertimin e ketyre parqeve industriale. Cka paralajmeron njeheresh nje "dyndje" te madhe jo vetem te investitoreve vendas por dhe te huaj, te joshur dhe nga garancia maksimale dhe liria ekonomike, e certifikuar tashme dhe nga Banka Boterore ne raportet e fundit te saj per lirine e biznesit ne Shqiperi. Duke diskutuar edhe per raportin e fundit te Bankes Boterore, kryeministri Berisha deklaroi se tabloja aktuale ekonomike qe ofron Shqiperia eshte e vetmja ne tere historine pluralizmit.
"Muaji gusht shenoi periudhen tre mujore me rritjen me te larte ekonomike dhe inflacionin me te ulet. Shqiperia sot eshte vendi me inflacionin 2.5 % dhe rritjen ekonomike rreth 11 % , pra i rritjes dy shifrore", theksoi Berisha ne fjalen e tij, duke theksuar se inflacioni ne vend eshte shume i kenaqshem, duke u krahasuar edhe me vendet e tjera te Evropes. Sipas Berishes, rritja dy shifrore bazohet ne rritjen e vellimit te ndertimit, ne nje rritje shume te madhe te eksporteve rreth 42 %, ne rritjen e vellimit te tregtise mbi 32 %, te rritjes se prodhimit bujqesor. Ne kete kuader kreu i qeverise theksoi se qeveria shqiptare tashme e ka arritur objektivin e saj themelor, vendosjen e vendit ne orbiten e rritjes se shpejte ekonomike, madje e ka tejkaluar kete objektiv. "Objektivi me i veshtire i kesaj qeverie, i cili ka qene vendosja e Shqiperise ne orbiten e rritjes se shpejte ekonomike eshte realizuar ne menyre te shkelqyer", deklaroi Berisha, duke shtuar se rritjes dyshifrore eshte teper e rralle ne Evrope. Po dje Berisha deklaroi se politika fiskale e ndjekur nga qeveria gjate ketyre tre viteve u provua e suksesshme. Sipas tij, Shqiperia u ngjit ne 96 pike ne lirine fiskale. "Edhe te tjeret kane ulur taksat, por absolutisht asnje vend tjeter nuk ka rritur dot te ardhurat me 22 per qind ne vit sic kemi rritur ne", deklaroi Berisha, duke e krahasuar vendin tone me vendet e tjera Evropiane, cka e rendit Shqiperine ne vendet e para per sa i perket rritjes se te ardhurave. .
Fatjona Mejdini