Shtyhen "spiunet" e Kodi, PD-PS nuk arrijne konsensus
TIRANE - Partite politike bejne nje pakt te ri per te shtyre diskutimin ne Kuvend te projektligjit per hapjen e dosjeve te ish bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Konferenca e Kryetareve e mbledhur dje, vendosi qe projekti, qe prej tre vitesh zvarritet ne zyrat e komisioneve, te votohet brenda dates 9 tetor ne seance plenare. Ne nje kohe kur si mazhoranca ashtu dhe opozita premtuan bujshem se nisma do te miratohet brenda korrikut, e pasi deshtuan brenda muajit shtator. Por duke qene se ketij muaji i ka mbetur vetem nje jave, atehere kreret e grupeve parlamentare politike shtyne afatin deri ne 9 tetor. Shkaku i zvarritjes se vazhdueshme te projektligjit, eshte mungesa e konsensusit mes dy partive te medha politike PD-PS. Deri me sot, per projektligjin qe ka per qellim hapjen e dosjeve per te gjithe ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit, eshte zhvilluar vetem nje seance ne komisionin e ligjeve. Dhe ajo per te marre mendimin e shoqatave te ndryshme ne vend. Ne thelb, PD-PS ndahen ne dy nene te rendesishme te ketij projektligji. Deputetet e opozites jane te mendimit qe pas verifikimit personat qe kane poste te rendesishme ne administrate e rol ne vendimmarrje te mos lene ne mes mandatin e tyre detyrimisht, por atyre tu lihet me deshire te heqin dore apo jo nga posti. Ndersa mazhoranca eshte e prere ne qendrimin e saj, se njerez te tille duhet te largohen menjehere nga posti ne momentin se verifikohet se ata dikur kane qene ish bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit. Po keshtu e diskutueshme eshte dhe fakti nese do te kerkohet verifikim per ata zyrtare apo ish zyrtare qe vite me pare kane rene nje here ne siten e kontrollit nga ligji i meparshem. PS kerkon qe zyrtaret qe jane verifikuar njehere te mos jene pjese e ketij ligji, ndersa mazhoranca qe te gjithe te verifikohen nga fillimi. Ne vend numero ka mbetur dhe Reforma Zgjedhore. Komisioni qe brenda ketij muaji duhet te dal me nje ligj te ri zgjedhor, ka zhvilluar nje mbledhje te vetme gjate ketyre diteve. E pamjaftueshme qe anetaret te dalin me nje produkt brenda 30 shtatorit. Si pasoje ne zyren e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli pritet te vije kerkesa per nje tjeter shtyrje dhe afat per punen e komisionit, qe 7 dite nuk i mjaftojne per te dale me nje Kod Zgjedhor. Rozeta Rapushi