Standardizimi i Forcave te Armatosura miratohet projektligji

Tirane 26 tetor NOA - Komisioni parlamentar per Sigurine Kombetare miratoi sot pa asnje rezerve e projektligjin e ministrise se Mbrojtjes Per standardizimin ushtarak ne Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise qe u paraqit nga ministri Arben Imami.
Ky standardizim eshte nje detyrim qe vjen pas anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe parashikon plotesimin e rreth 300 standardeve deri ne vitin 2015.
Ministri Imami nenvizoi para anetareve te komisionit se ne kuadrin e permbushjes se detyrimeve kryesore te Forcave te Armatosura Shqiptare si vend anetar i NATO-s lind domosdoshmeria e ngritjes se nje sistemi funksional standardizimi ne Forcat e Armatosura per pranimin e STANAG/AP marreveshjet e standardizimit apo publikimet e aleances te NATO-s dhe standardeve civile standard i BE-se per perdorim nga njesite e Forcave te Armatosura ne fushen operacionale materiale dhe administrative. Ngritja e ketij sistemi ne Forcat e Armatosura eshte nje nga objektivat kryesore pas anetaresimit e shprehur qarte ne dokumentin e Afateve te Implementimit te Reformave me NATO-n dhe ne Planin e Integrimit me dy Komandat Ushtarake Strategjike te NATO-s.
Mw tej ai sqaroi se ngritja e sistemit funksional te standardizimit ne Forcat e Armatosura synon percaktimin e politikave te zhvillimit percaktimin e autoriteteve dhe strukturave pergjegjese si dhe vendosjen e rregullave procedurave te pranimit zbatimit dhe rishikimit te STANAG-ve dhe AP-ve bazuar ne sistemin kombetar te standardizimit ne sistemin e standardizimit te NATO-s dhe ne eksperiencen e vendeve anetare te saj.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/33099-standardizimi-i-forcave-te-armatosura-miratohet-projektligjititleStandardizimi i Forcave te Armatosura miratohet projektligjitheme blue nickagjencianoa