Berisha Te kemi 50 studente per 1000 banore

Tirane 27 tetor NOA - Duhet te kemi 50 studente per 1000 banore. Kjo eshte shifra e komunikuar nga kryeministri Berisha lidhur me synimin e qeverise per frekuentimin e arsimit te larte ne Shqiperi.
Gjate fjales qe ai mbajti sot ne nje aktivitet te ministrise se Arsimit per klasifikimin dhe renditjen e universiteteve u shpreh se qeveria do te mbeshtese zhvillimin e arsimit te larte dhe do te rrise serish buxhetin per universitetet edhe pse nuk mund te arrihen menjehere dot qellimet qe ajo i ka vene vetes.
Sa i perket renditjes se universiteteve ai ka thene se ajo eshte e domosdoshme per cilesine dhe se stafi i pedagogeve duhet te jete aq sa duhet.
Nga ana tjeter ai parashtroi edhe ceshtjen e teksteve universitare duke theksuar se
duhet e largohen tekstet e mykura nga universitet dhe ne vend te tyre te vendosen tekstet moderne.
Ju bej thirrje qe te perkthehen tekstet me te
mira te botes qe tju japin studenteve konceptet me te drejta theksoi
Berisha
Ne fund kryeministri Berisha gjithashtu ka theksuar se universitet shqiptare
duhet te rendin drejt cilesise si nje domosdoshmeri e madhe per zhvillimin e
arsimit te larte. Sipas tij duhet lene pas standardet e prapambetura dhe ti
lihet hapesire zhvillimit modern te arsimit te larte.
n.e/NOA