E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stano: Fule s’ndërmjetëson dialogun Kosovë-Serbi

BRUKSEL- Stefan Fule nuk do të jetë ndërmjetësues në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka deklaruar Zëdhënësi i eurokomisionerit Stefan Fule, Peter Stano.

“Kjo nuk është e vërtetë”, i ka thënë Stano Agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, citon gazeta Express.

Gazeta serbe “Blic” ka cituar sot burime të saj diplomatike sipas të cilave Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule, do të zëvendësoj Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, baroneshën Catherine Ashton, në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›