Elbasan, konflikti për pronën, plagosen nënë e bir
Një konflikt për motive pronësie ka lënë të plagosur rëndë Bukurie dhe Arben Qosen, nënë e bir, banorë të lagjes Shënkoll në qytetin e Elbasanit.
Që të dy ata janë përfshirë në një zënkë me të afërmin e tyre, Sokol Qosja për çështje pronësie. Debati ka degjeneruar në dhunë fizike dhe më pas Sokol Qosja ka goditur disa herë me thikë Bukurie dhe Arben Qosen.
Si pasojë e plagëve të marra, nënë e bir janë shoqëruar menjëherë drejt spitalit rajonal në qytetin e Elbasanit ku ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Forcat e policisë së Elbasanit mbërritën në vendngjarje dhe pas njohjes më të dhënat paraprake të ngjarjes së rëndë, nisën një operacion të gjerë për kapjen e autorit, që u bë e mundur brenda pak orësh.
14 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Elbasan, konflikti për pronën, plagosen nënë e bir burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email