E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova, i dënuar për të fituar me Skenderbeun

Besa e vendit të tretë është në kërkim të fitores së parë në ndeshjen e katërt të fazës së dytë, pavarësisht se trajnerit Sulejman Starova mund t'i mungojnë disa lojtarë të formacionit të parë në përballjen me Skënderbeun në Kavajë.
STAROVA - Ish-tekniku i bardhebluve në fillim të këtij sezoni u shkarkua pikërisht pas humbjes 4-2 me skuadrën korcare në fazën e parë. Thirrja e brendshme për hakmarrja e ka rritur adrenalinën e Starovës, për më tepër që ish-trajneri i Teutës (sezonin e kaluar) pas humbjes minimale me Flamurtarin në transfertë (1-0) do të drejtojë Besën për herë të parë përpara mbështetsve të saj.
ISHËT – Kur dy skuadrat u ndeshën në fazën e parë në Korcë në bankinat e Skëndërbeut dhe Besës ishin respektivisht Faruk Sejdini dhe rumuni Silviu Dumitresku. Të teknikët tashmë nuk janë më në krye të ekipeve: Sejdini i vetëlarguar, Dumitresku thuajse i "arratisur". Ndeshja përfundoi në barazim 1-1 por fundi takimit prodhoi edhe një protestë masive të tifozerisë korcare kundër veprimeve të gjyqtarit Pajtim Lapi.
NGJELA – Skënderbeut të vendit të fundit do t'i mungojë kapiteni Ligoraq Tiko, por jo golashënuesi më i mirë i kampionatit, Marjus Njela. Sulmuesi, i cili ka edhe disa oferta për të lëvizur qysh në merkaton e janarit (pistat e mundshme janë Elbasani e Flamurtari në Shqipëri, por dhe Greqia e Austria) shpreson se do të shënojë në takimin me Besën.
STATISTIKA – Besa vjen në përballjen me Skënnderbeun pas tri humbjeve rresht në fazën e dytë, ndërkohë që Skënderbeu bëri një paraqitje të pëlqyeshme në humbjen e fundit me Tiranën (3-2) në kryqytet. Për të dy ekipet takimi i së shtunës është i 98-ti midis tyre, ku në 97 të parat 44 fitore ka arritur Besa, 26 barazime dhe 27 fitore i përkasin Skënderbeut (golat 132-102). Takimi do të drejtohet nga Niko Abeshi me ndihmës të tij Lamajn dhe Bicakun.
Besa-Skënderbeu
15.12.2007, ora 14:00
Stadiumi "Besa", Kavajë
Gjyqtarë: Abeshi, Lamaj- Bicaku
Bilanci ndërmjet tyre: 97 ndeshje, 44 fitore Besa, 26 barazime, 27 fitore Skënderbeu. Golat 132-102

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›