E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton "Poezia e Verës"

“Poezia e Veres” dhe simbioza perfekte qe krijohet mes artit te fjales dhe veres ka startuar nje udhetim nje javor neper Shqiperi pikerisht nga qendra tregtare City PArk. Kalendari i ketij aktiviteti qe eshte pjese e sezonit te eventeve te Iniciatives “Dy popuj, nje det, nje miqesi” ka gjetur mbeshtetjen dhe pjesemarrjen jo vetem te poeteve shqiptare dhe italiane (si i ftuar special eshte Claudio Pozzani) por edhe te prodhuesve dhe te degustatoreve te veres.

"Eshte mitike tani marredhenia e poeteve me veren, eshte mitike marredhenia e perendive me veren dhe nuk ka kluture te deshmuar deri sot qe nuk ka pranuar veren si nje ndermjetes per te dy botet", tha Arian Leka, drejtor artistik i “Poezia e Veres”.

Veprimtarite qe nisin sot dhe perfundojne me dt 20 mars perfshijne 4 qytete te Shqiperise, Tirane, berat, Durres dhe Shkoder. Perveç 4 paneleve te degustimit te vererave shqiptare dhe italiane, ne programin e hapjes ishin konceptuar kater hapesira per lexime autoriale dhe aktoriale te krijimtarise se poeteve shqiptare dhe italiane kushtuar kultures se veres dhe vreshtarise, promovim te antologjise poetike botuar enkas me kete rast, teatri i poezise nderkohe qe gjithe kjo atmosfere plotesohej nga imazhet e ekzpozites se piktorit Anastas Konstandini (TASO) me tematike nga vreshtaria.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›