Krasniqi pro ndryshimit të kabinetit "Thaçi"

Ka ardhur koha që të bëhen ndryshime në përbërjen e Qeverisë së Kosovës. Kështu u shpreh Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Parlamentit, duke shtuar se mbështet idenë e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për riformatimin e Qeverisë, që sipas tij, do të do ndikonte në rritjen e cilësisë së pushtetit ekzekutiv.
“Dëshiroj që çdo gjë të bëhet mbi bazën e një interesi për një qeverisje dhe të një kualiteti të ri të qeverisjes në Kosovë. Unë nuk flasë me emra, por qeverisja në Kosovë sipas të gjitha gjasave, pasi që është thënë edhe nga vetë kryeministri që do të bëhet riformatizimi, ka nevojë për një kualitet të shtuar të qeverisjes”, tha Jakup Krasniqi, Kryetar i Parlamentit të Kosovës.
Ndërkohë, Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se është koha që në këtë muaj të bëhet vlerësimi punës së Qeverisë, por sipas tij, kjo nuk nënkupton shkarkimin e ndonjë Ministri.
“Tash është momenti i mirë, ky muaj është moment i rëndësishëm që të bëhet vlerësimi i punës. Mirëpo ky vlerësim i punës nuk nënkupton ndryshime domosdoshmërish, nuk mund të merret që çdo vlerësim i punës dhe çdo angazhim konkret për ndryshime nënkupton edhe lakim të emrave dhe angazhime konkrete. Ajo që është thënë vazhdimisht që nuk do të ketë mëshirë ndaj dështimeve në qeveri për të cilën unë besoj që kësaj radhe duhet të ndodhë”, u shpreh Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK-së.
Ideja për riformatimin e Qeverisë së Kosovës, erdhi si rezultat i zgjedhjeve lokale dhe përplasjeve që kanë ndodhur gjatë fushatës zgjedhore midis partnerëve të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së. Ndërsa, sipas disa mediave kosovare, përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, kanë kërkuar nga Kryeministri i Thaçi shkarkimin e disa Ministrave që janë përfshirë në afera korruptive.
Shkëlzen Osmani < I mëparshmi