E Diel, 1 Nëntor 2026

Starton festivali ballkanik i teatrove

Pirandello dhe "6 personazhet e tij qe kerkojne autor” do te jene te paret qe do te startojne sonte festivalin me te ri te teatrove qe zhvillohet ne Shqiperi e pikerisht festivalin ballkanik te teatrove. I konsideruar nje edicion eksperimental edhe nga vete nismetari i ketij projekti regjisori i njohur Gezim Kame. Ky festival ku marrin pjese trupa nga Shqiperia, Kosova, Greqia, Mali Zi, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja e Serbia, do te sjelle ne skene e teatrit kobmetar ne Tirane shfaqjet me te mira teatrore te vitit.

Festivali qe starton sonte ne mbremje do te njohe kryevepra te dramaturgjise boterore me pjese nga autore si Gogol, Ionesku, Pirandello. N festival marrin pjes: Teatri Kombtar Tiran, Teatri "Racho Stoyanov", Teatri i Qytetit Podgoric, Teatri "Zoran Radmillovic" Serbi, Teatri "Bitola" Maqedoni, Teatri "Tuzll" Bosnje-Hercegovin dhe Teatri "Blue-Plaque" i Athins. Shfaqjet jan przgjedhur nga dy organizatort Gezim Kame dhe Aqif Mulliqi dhe aktori Viktor Zhusti. Kriteri baz q shfaqjet t futeshin n festival sht vlersimi q kan marr npr vendet e tyre dhe n festivale t tjera.

Pjesa qe cel siparin e ketij festivali duke prezantuar aktoret dhe trupen shqiptare te teatrit me regji te Mehmet Xhelilit eshte nje veprat m t rndsishme t dramaturgjis botrore t shekullit t njzet. Ne perfundim festivali do te zgjedhe me te miret e teatrit ballkanik ne regji dhe aktrim duke krijuar keshtu nje atmosfere gare dhe ballafaqimi vlerash mes trupave teatrore.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›