Starton në mbrëmje festivali i Butrintit
Regjisori i njohur bullgar Aleksander Morfov nuk i ka rezistuar edhe kete vit joshjes qe ka per te festivalin e teatrove ne Butrint. Do te jete pikerisht konceptimi i tij regjisorial per vepren shekspiriane “Endrra e nje nate vere” qe do te shenoje startimin e edicionit te 11-te te festivalit “Butrinti 2000” sonte ne mbremje.
Në këtë festival merr pjesë Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatrit Shtetëror i Shën Petërburgut, Teatri i Dramës Shqipe të Shkupit, Teatri Nikoli i Krakovit, Poloni, Teatri Kombëtar “Radu Stanca” i Sibiut, Rumani, Teatri Kombëtar i Operetës “Ion Dacian” i Bukureshtit së bashku me Teatrin e Operetës dhe Muzikës së Budapestit.
Ndersa mbremjen e se dieles do te jete rradha e Teatrit te Drames Shqipe te Shkupit me pjesën “Peer Gynt” të Ibsenit me regji të Slobodan Unkovskit. Me tej ne skenen antike do te ngjitet Teatri Nikoli i Krakovit me “Natën Shopeniane”.
Në mbrëmjen e datës 20 korrik në skenën antike të Butrintit do të ngjiten 70 artistë për të prezantuar një version muzikor të tragjedisë “Romeo dhe Zhuljeta” të Shekspirit.
Në datën 21 korrik, Teatri Kombëtar “Radu Stanca” i Sibiut do të paraqitet me tragjedinë e njohur greke “Elektra”, një përshtatje sipas Sofokliut dhe Euripidit nga regjisori Mihai Maniutiu.
Me “Elektrën” e tij do të paraqitet edhe Teatri Kombëtar nga Tirana në natën e fundit të festivalit, më 22 korrik.
Nën regjinë e Adonis Filipit do të interpretojnë në rolet kryesore Luiza Xhuvani ne rolin e Elektres dhe Roza Anagnosti ne petkat e Klitemnestres.
Mira Tuci