E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i Gjermanisë, Pedrosa në Pole Position

Dani Pedrosa është treguar më i shpejti në provat për cmimin e Madh të Gjermanisë, duke lënë pas Casey Stoner dhe Nicky Hayden. Pedrosa me Honda ka vendosur kohën 1'22.521 pikërisht në xhiron e fundit me një shpejtësi mesatare 280.1 kilometra në orë, ndërkohë që koha e tij nuk është shumë larg Dukatit të Stoner vetëm 0.274 sekonda pas tij.

Lideri i kampionatit, Jorge Lorenzo, ka kronometruar kohën e 6 më të shpejtë, ndërsa sigurisht koha më e pritur ka qenë ajo e Valentino Rossit, i rikthyer në pistë pas 6 javësh, për shkak të thyerjes së këmbës.

Pesarezi është renditur në vendin e 7, duke bërë kështu një performancë të mirë. Rivaliteti mes dy pilotëve të Yamahas, që përpara dëmtimit të Rossit, kryesonin rendijten për pilotë, duket se do të fillojë sërisht. Kohën e Lorenzos prej 1'23.224, e pason italiani me vetëm 0.02 sekonda më ngadalë se spanjolli.

"Jam shumë i lumtur sepse ndihem shumë më i shkathët në motor sesa kur eci. Ky cirkuit më ndihmon sepse kthehet shumë nga e majta. Jam i aftë të bëj shumë xhiro rradhazi dhe u tregova i shpejtë" përfundoi Rossi.

Ndërkohë, për klasin 250 kubik, italiani Simone Corsi, i 6 në renditjen e kampionatit, ka shënuar kohën më të shpejtë, ndërsa për 125cc, lideri Marc Márquez vazhdon të dominojë dhe koha e 17 vjecarit spanjoll ka qenë më e shpejta.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›