Statistika, Qipro në skanerin futbollistikFederata Qipriote e Futbollit është themeluar në vitin 1934 (Shqipëria në vitin 1930). Në vitin 1948 bëhet anëtare e FIFA-s (Shqipëria në vitin 1932), ndërsa në UEFA anëtarësohet në vitin 1962 (Shqipëri

Federata Qipriote e Futbollit është themeluar në vitin 1934 (Shqipëria në vitin 1930). Në vitin 1948 bëhet anëtare e FIFA-s (Shqipëria në vitin 1932), ndërsa në UEFA anëtarësohet në vitin 1962 (Shqipëria në vitin 1954).
RENDITJA FIFA
Në renditjen aktuale të FIFA-s, ajo e muajit gusht 2009, Qipro ndodhet në vendin e 73-të (445 pikë) në renditjen e përgjithshme dhe në të 37-in në atë të UEFA-s. Shqipëria ndodhet në vendin e 94-t në FIFA (347 pikë) dhe të 41-in në UEFA.
TRAJNERI
Trajneri i skuadrës përfaqësuese është greku Angelos Anastasiadis, 55 vjeç. Ndodhet që nga viti 2004 në këtë detyrë, duke zëvendësuar serbin Momçilo Vukotiç. E njeh mirë skuadrën e tij dhe ka ndërtuar filozofinë e tij të lojës. Nëntë ekipe janë në karrierën e tij si trajner, midis tyre skuadrat e famshme greke Paok, Panathinaikso dhe Iraklis.
SKUADRA
Përfaqësuesja aktuale thuajse është e tëra me lojtarë nga kampionati vendas, me përjashtim të tre mesfushorëve: Konstantinos Makrides (Metalurg Dontesk, Ukrainë), Marios Nicolaou (Panionos, Greqi) dhe Xhejson Demetriou (Leyton Orient, Angli, kategoria e tretë ose League One).
“AFRIKA E JUGUT 2010”
Në takimin e fundit zyrtar të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, Qipro barazoi në shtëpi 2-2 me Malin e Zi. Në gjashtë ndeshje zyrtare ka grumbulluar 5 pikë: 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje (6 gola të shënuar, 9 të pësuar). Renditet në vendin e 4-t në Grupin 8, ku bëjnë pjesë edhe Italia (14 pikë), Irlanda e Veriut (13), Bullgaria (8), Mali i Zi (4) dhe Gjeorgja (3).
“KËPUCA E ART˔
Golashënuesi më i mirë historik për Qipron është Mihalis Konstantinou me 28 gola. Në këtë sezon kualifikues Konstantinu ka shënuar 3 gola. Tre gola e tjerë mbajnë firmat e Mihail Krisostomos, Kristofi Dimitris dhe Aloneftis Efstathios (secili nga një gol).
KAMPIONATI
Kampionati qipriot ka në përbërje të tij (ai aktual) ka 14 ekipe, Kampion në fuqi është Apoel, skuadër në të cilën aktivizohet edhe ish-lojtari i Kombëtares shqiptare Altin Haxhi, ndërsa trajner i portierëve është ish-kapiteni i përfaqësueses sonë, rekordmeni absolut Foto Srakosha (73 ndeshje).
PERBALLJET
Takimi i 12 gushtit do të jetë ndeshja e katër miqësore me ishullorët e “Afërditës”. Në tri të parat, kemi humbur dy (në Qipro) e barazuar një në Tiranë. Takimi i parë daton, më 19 gusht 1998, ku kemi humbur 3-2 në Nikosia, i dyti është luajtur në Tiranë, më 15 gusht 2000 (0-0), ndërsa i treti dhe i fundit, më 18 gusht 2004, ku kemi humbur 2-1 në Qipro. Shqipëria ka shënuar 3 gola dhe ka pësuar 5 të tilla.
SHQIPTARËT
Dhjetë lojtarë shqiptarë kanë luajtur ose luajnë aktualisht në Qipro:
Rudi Vatën (ka lënë futbollin), Sokol Kushtën (ka lënë futbollin),
Arjan Xhumbën (ka lënë futbollin), Ervin Fakajn (ka lënë futbollin) e
Arjan Shetën (luan në Shqipëri ), Arjan Beqaj (aktiv në Qipro), Klodian
Duro (aktiv në Qipro), Altin Haxhi (aktiv në Qipro), Isli Hidi (larguar
në Ukrainë), Blerim Rustemi (larguar nga Qipro).
NDESHJET ME QIPRON
19 gusht 1998
Qipro-Shqipëri 3-2
Trajner: Astrit Hafizi
15 gusht 2000
Shqipëri-Qipro 0-0
Trajner: Medin Zhega
19 gusht 2004
Qipro-Shqipëri 2-1
Trajner: Hans Peter Brigel
12 gusht 2009
Shqipëri-Qipro 19:00
Trajner: Josip Kuzhe
Bilanci: 3 ndeshje, 0 fitore, 1 barazim, 2 humbje. Golaverazhi: 3-5
E Enjte, 06 Gusht 2009