Statistika të frikshme, 500 raste në vit me kancerin e gjirit
Çdo vit në Shqipëri diagnostikohen rreth 500 raste të reja me kancerin e gjirit. numri i grave të prekura nga kjo sëmundje e rëndë vdekjeprurëse nga viti në vit ka pësuar rritje.
Doktorët bëjnë apel për vizita të regullta mjeksore pasi sipas tyre, kur zbulohet në stadet e hershme të zhvillimit të tij kanceri i gjirit ashtu si shumë tumore të tjerë malinjë të njeriut mund të mjekohen.
Disa nga arsyet që numri i grave të prekura nga kancerit i gjirit është rritur, sipas specialistëve janë, ndryshimi i mënyrës së jetesës, përdorimi i duhanit, alkolit si dhe niveli i lartë i stresit në jetën e përditshme. Kanceri i gjirit zë vendin e parë të tumoreve në të gjithë botën.
Pavarësisht zbulimeve në fushën e mjeksisë kjo sëmundje në të shumtën e rasteve është fatale për jetën e njerëzve të cilët janë prekur.