Sadushi për noterizimin: Ligji i ri eleminon sekserët
Ligji i ri për noterizimin e objekteve që shiten shkurton në pak minuta proçedurat. Sipas presidentes së Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi, ky institucion bëhet qendra e veprimeve të shit-blerjes në të gjithë vendin.
Por një element tjetër pozitiv është edhe fakti që ky ligj shmang sekserët në tregun e shit-blerjes së pasurive të patundshme.
Nga ana tjetër ky ligj ka edhe një tjetër proçedurë, rëndon paksa në xhepat e qytetarëve pasi ndryshe nga deri tani do të aplikohen tarifa të tjera .