E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi BE kerkon standarde

Fryma e Re Demokratike organizoi një tryezë për çështjet e integrimit dhe diplomacisë. Bamir Topi deklaroi se integrimi është parakusht për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.

Në lidhje me statusin, ai tha se 3 ligjet nuk mjaftojnë dhe se BE kërkon plotësimin e standardeve. Për bojkotin e konferencës së komisionerit Fyle në Tiranë, nga deputetët demokratë, Topi tha se ishte një karshillëk.

“U semplifikua aq shumë çështja e integrimit, sa që kjo çështje u lidh me mundësinë që të jep një mbasdite në parlament. Pra miratimin e dy ligjeve dhe rregullores së parlamentit. Unë po bëj një pyetje shumë të thjeshtë: Supozojmë që StatusiMeta: Të marrim statusin para zgjedhjeve Kritika BE-së për zgjerimin Berisha sulmon ambasadorët këto dy ligje dhe ajo rregullore - të cilat janë shumë të rëndësishme dhe zoti Oketa e ka shprehur në çdo rast se vota e tij, në emër të FRD-së, është në favor apriori, pa u futur në esencë, e cila është gjithashtu shumë e rëndësishme - do të miratohen, a mendojmë ne që jemi gati? Unë besoj se këto janë çështje jashtëzakonisht komplekse, të lidhura jo thjesht me miratimin e këtyre ligjeve, por janë me standardet që kërkon paraprakisht Europa, për të qenë standarde të sinkronizuara me atë që kërkon Europa”, u shpreh Bamir Topi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›