Statusi, Meta: Në Kuvend frymë konstruktive, Sequi: Besojmë tek ju
TIRANE - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nisi sot rreth orës 09:10, në Kryesinë e Kuvendit një takim me ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, përpara fillimit të seancës plenare. Ky është takimi i parë mes Metës dhe ambasadorit Sequi, që kur lideri i LSI-së u zgjodh në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Menjëherë pas takimit, kryeparlamentari Meta deklaroi se kishte siguruar diplomatin e BE për frymën e re që do të sjellë ai në Kuvendin e Shqipërisë, një frymë konstruktive. Kjo frymë sic tha Meta, duhet të shoqërohet me bashkëpunim mes të gjitha forcave politike, për të arritur objektivat madhore sic është integrimi në BE.
“Për mua ishte kënaqësi që takimin e parë si Kryetari i Kuvendit ta zhvilloja me Ambasadorin e BE, zotin Ettore Sequi, duke e falënderuar për ndihmën që BE i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë vendit dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe duke e siguruar se në këtë detyrë të re do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me delegacionin e BE dhe gjithë institucionet e tjera në mënyrë që të forcojmë marrëdhëniet e parlamentit me institucionet përkatëse në BE”, tha Meta në nisje.
Meta nënvizoi më tej se në Kuvend ai do punojë “për të krijuar një klimë sa më konstruktive që duhet të rrezatojë edhe jashtë tij, për bashkëpunimin mes të gjitha forcave, sepse të gjithë e dinë që mungesa e bashkëpunimet deri tani ka qenë pengesa për arritjen e objektivave madhore si marrja e statusit kandidat në BE”, shtoi ai.
Kryeparlamentari më tej shprehu besimin që, “Të gjitha forcat politike kanë një qëllim, integrimin në BE”
SEQUI: BEËSOJMË QË KY PARLAMENT TË NXISË DIALOGUN

Nga ana e tij, ambasadori Sequi uroi Metën për detyrën e re, ndërsa vlerësoi deklaratën e sotme të tij, dhe rolin, sic tha ai, që Meta ka luajtur në rrugën për integrimin e Shqipërisë në BE.
Zoti Meta ka pasur angazhime pozitive në rrugën për integrimin evropian të Shqipërisë. Të hënën do jem në Bruksel dhe do transmetoj opinione pozitive. Besojmë që ky parlament do nxisë dialogun dhe bashkëpunimin mes forcave politike, ku pas 23 vitesh përpjekjesh të përbashkëta për integrim, shumica dhe opozita do bashkëpunojnë me sukses, shpresojmë të kurorëzohet me rezultate të prekshme së shpejti”, tha ai.
Më tej kreu i BE-së në vendin tonë nënvizoi se, roli i kryetarit të parlamentit është shumë i rëndësishëm për këtë dialog, ndërsa apeloi, “Brukseli do një shumicë konstruktive dhe të fortë në Parlament, gjithashtu edhe një opozitë konstruktive dhe të fortë”.
Sequi tha ndër të tjera, se ai do japë gjithë ndihmesën e nevojshme për një parlament sa më konstruktiv.
(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)