Vidhet makina e nënkryetarit socialist të Bashkisë së Bulqizës, policia nis hetimet
BULQIZË- Vidhet makina e nënkryetarit socialist të Bashkisë së Bulqizës, Adhurim Lika.
Burime policore bëjnë me dije se automjeti i parkuar para banesës në qendër të qytetit të Bulqizës është grabitur pak pas mesnate nga persona ende të paidentifikuar.
Pas denoncimit të bërë nga nënkryetari Adhurim Lika, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, policia po punon nëse ngjarja ka lidhje me postin që mban Adhurim Lika në Bashkinë e Bulqizës.
(e.m/BalkanWeb)