E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Sekui i dorëzon Ramës raportin e KE

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian ne Tiranë, Etore Sekui i dorëzoi sot kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama progres raportin e KE-se per vendin tone, qe rekomandon dhenien e statusit per vendin kandidat ne BE.

Sekui: Dialog. Celja e negociatave, nga natyra e zgjedhjeve 

Ambasadori i BE-se, ka kerkuar vijimin e bashkepunimit mes paleve politike ne interes te integrimit, ndersa ka thene se celja e negociatave do varet edhe nga natyra e zgjedhjeve.

Deklarata u be gjate konferences se perbahsket per hstyp mes Rames dhe Sekuit. “Ne kemi diskutuar përmbajtjen dhe rekomandimet dhe mënyrën për të ecur përpara. Shpreha vlerësimin e plotë për rolin e opozitës për ato që ne i kemi parë dhe dëshmojmë sot. I shpreha Ramës falënderimet e Fyle dhe Sanino për punën e bërë dhe rolin dhe meritat e plota që i përkasin opozitës në këto reforma që kemi parë deri më sot. Të gjithë elementë që na kanë sjell deri këtu, fryma e kompromisit, dialogut të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Diskutuam për mekanizmin e celjes së negociatave për anëtarësim pasi të jetë pranuar edhe rekomandimi për dhënien e statusit. Negociatat do ketë të bëjë edhe me natyrën e zgjedhjeve në vend”- tha Sekui.

Rama: Presim vullnet nga qeveria, zbatim vendimit te gjykatave

Kreu i PS-se, Edi Rama duke falenderuar ambasadorin dhe KE per raportin ka vleresuar raportin inkurajues per vendin. “Jam krenar sot për cka ne, PS, kemi arritur të bëjmë në këtë proces, përmirësimin e ligjeve me 3/5, përzgjedhjen e avokatit të popullit, reformën zgjedhore dhe përfaqësimin në forumet e përbashkëta BE-Shqipëri, jam krenar se të gjitha këto përbëjnë aspektin që lidhet me progresin dhe progresi i konstatuar prek atë fushë që ka të bëjë me kontributin e opozitës”- tha Rama.

Sipas tij, dhjetori është stacion shumë i rëndësishëm dhe PS pret prova nga qeveria që ka vullnet nga njëra anë për të përmbyllur atë që komisionari e quan paketa e nëntorit të shkuar, konkretisht asaj që në raport konsiderohet një fazë e ligjshmërisë, kjo do të thotë zbatim pa humbur kohë i vendimit të gjykatave lidhur me qarkun e Fierit, ai në këndvështrimin tonë nuk përbën një kusht si cështje, por kërkesë legjitime të opozitës dhe me simbolikë shumë të fortë.

“Ia nënvizova qartësisht ambasadorit dhe dua ta nënvizoj edhe këtu që ne jemi tërësisht të angazhuar për të dhënë kontributin tonë, për të vijuar të veprojmë duke parë horizontin dhe perspektivën e vendit dhe jo llogaritë e politikës së ditës në raport me integrimin”- tha Rama.

Sipas raportit te KE-se, rekomandimi per dhenien e statusit kushtezohet nga plotesimi i disa reformave thelbesore deri ne muajin dhjetor, si ajo ne drejtesi, reforma parlamentare, ligji per Gjykaten e Larte dhe angazhim serioz ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›