Statusi i vendit kandidat pritet raport progresi per vendin tone

Pas pak Komisioni Europian do te publikoje raportin e progresit per vendin tone. Publikimi i ketij raporti do te shoqerohet edhe me dhenien e nje pergjigje per opinionin mbi statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian mbi Shqiperine. Nga te gjitha analizat dhe deklarimet e nderkombetareve eshte lene te kuptohet se Shqiperia nuk do te mund te marre statusin e vendit kandidat.
Qendrimet e zyrtareve te larte dhe kritikat e nderkombetareve lidhen kryesisht me situaten politike dhe mosarritjen e zgjidhjes se krizes qe po vijon prej zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009. Krahas ceshtjes politike qeveria shqiptare do te kritikohet ne punen e saj edhe per luften e kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe moszbatimin e disa reformave jetike per vendin kryesisht ne sistemin gjyqesor.
Nga ana tjeter edhe vete qeveria ka parashikuar se nuk do te marre statusin e vendit kandidat. Ne projektbuxhetin per vitin 2011 qeveria ka parashikuar qe statusi i vendit kandidat duhet te merret brenda vitit 2011. Pra qeveria ka planifikuar edhe fondet perkatese per te plotesuar kushtet dhe per te lobuar per marrjen e ketij statusi vitin e ardhshem. Edhe komisionerja Sesilia Malmstrom e ka paralajmeruar mohimin e statusit te vendit kandidat duke shpjeguar se liberalizimi i vizave ka ardhur per qytetaret shqiptare. Sipas saj politika ka ende shume pune per te bere per te arritur statusin e vendit kandidat.
Sipas Eurovoice ngerci politik ne vend ka ndalur progresin e Shqiperise ndaj dhe vleresimi i Komisionit do te jete negativ.
Aplikimi i bere ne Prillin e vitit te kaluar nga Shqiperia nga shume zyrtare te BE u quajt i parakohshem por kryeministri Sali Berisha nuk e mori parasysh keshillen pasi ishte ne prag te zgjedhjeve parlamentare dhe ky hap u pa si nje perpjekje per te rritur shanset elektorale.
Qe nga zgjedhjet situata politike ne Shqiperi eshte perkeqesuar shume. Opozita ka kerkuar rihapjen e kutive te votimit per te vertetuar dyshimet mbi manipulimin e rezultatit ndersa qeveria thote se nuk mund te pranoje kete kerkese pasi do te kishte shkelje te kodit zgjedhor. Pas kesaj socialistet fillimisht kane bojkotuar parlamentin nderkohe qe tani nuk pranojne te votojne asnje projektligj dhe kjo ka paralizuar miratimin ligjeve te rendesishme ne parlament.
Ne korrik Parlamenti Evropian u beri thirrje te dy paleve per te arritur nje marreveshje per ngritjen e nje komisoni hetimor parlamentar por palet edhe ne kete rast nuk munden dot te gjenin gjuhen e perbashket ndaj vleresimi i Komisionit do te jete negativ.
Kriza ka penguar punen e parlamentit dhe politika ka ndalur reformat e nevojshme qe duan konsensus reforma te cilat jane te nevojshme ne rrugen drejt integrimit te vendit ne BE
Ne raport thuhet se vete zyrtaret ne shqiperi mendojne se ndryshe nga faktoret qe pengojne Kosoven dhe Bosnjen problemet e Shqiperise jane teresisht te brendshme pavaresisht disa permiresimeve qe jane bere gjate kesaj kohe.
Eurovoice citon nje anetare te Komisionit i cili shprehet se e gjithe kjo paralize eshte shenje e mungeses se pjekurise se politikes shqiptare.
Ne muajt e fundit Shqiperia ka permbushur te gjitha kushtet e BE per heqjen e regjimit te vizave thuhet mw tej nje nxitje e madhe kjo per qeverine. E cila me heqjen e vizave do tua beje me te lehte shqiptareve mundesine per te udhetuar ne Evrope por ajo nuk e ka sjelle vendim me afer Evropes. Edhe pse kriza politike mund te kalohet Shqiperia eshte shume larg BE-se
Ne diten e dyte te mbledhjes se Komiteti te Perbashket te Asocim-Stabilizimit delegacioni i PE-se perseriti apelin drejtuar Shqiperise per dhenien fund te krizes se tejzgjatur politike. Sipas PE-se vemendja duhet te perqendrohet ne ceshtje shume primare si ekonomia dhe papunesia.
Eurodeputeti italian Antonio Cancian duke folur per situaten politike kerkoi qe te gjendet nje zgjidhje urgjente.
Sipas tij ne vend ka ceshtje te tjera qe lene shume per te deshiruar si eshte ekonomia ku papunesia eshte armiku me i madh ne masen 13. Sipas tij Rezoluta e KE per krizen politike ne Shqiperi eshte nje pike e forte dhe se do te ishte zhgenjyese nese nuk do ti dilej mbane edhe kesaj radhe.