E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier nje prej te plagosurve rende

Ne spitalin rajonal te Fierit ndodhen 20 te aksidentuar njeri prej te cileve ne gjendje te rende shendetesore.

Drejtuesit e spitalit thone se pacientet po mbahen nen kontroll te plote nderkohe qe apeli per gjak vazhdon edhe pse aktualisht rezervat jane mese te mjaftueshme.

Pritet qe naten e sotme te qendrojne ne spital vetem 11 te lenduar ndersa pjesa tjeter ka kerkuar qe te largohet drejt Greqise. Problem mbetet mungesa e dokumentacionit qe u ka humbur ne vendin e aksidentit.

Shoferi grek i cili deri me tani rezulton shkaktari i tragjedise ndodhet ne nje dhome te vecuar ne pranine e forcave te policise. Pritet qe pasi gjendja e tij te permiresohet te shoqerohet ne dhomat e paraburgimit.

Te lenduarit deri ne oren 1500 jane vizituar nga autoritetet lokale dhe deputete socialiste te qarkut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›