Statusi pengese qeveria LSI dhe KE
Kryetari socialdemokrat Skënder Gjinushi, fajëson përfaqësinë e Komisionit Europian në Tiranë për lojëra politike, në kurriz të interesit të shqiptarëve për integrim europian.
“Fajtor për dështimin e statusit është qeveria, është LSI dhe përfaqësuesit e KE-së në TR” thotë Gjinushi.
Gjatë konferencës për shtyp, Gjinushi tha se integrimi i vendit do të realizohet vetëm atëherë kur nga pushteti të largohet mazhoranca aktuale.