Rezoluta came ne ambasada e refuzon ajo greke
Rezoluta e çështjes çame i është vënë në dispozicion të gjitha ambasadave të akredituara në Tiranën zyrtare, ku është pranuar prej tyre, përveç refuzimit që i është bërë nga ambasada greke. Zyra e shtypit pranë PDIU-së bëri me dije se kjo parti bashkë me Shoqatën Çamëria kanë dërguar në mënyrë zyrtare drejt çdo ambasade të vendeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, rezolutën për çëshjten çame dhe relacionin shpjegues. Të gjitha ambasadat e kanë marrë këtë rezolutë, përveç njërës, ambasadës greke në Tiranë, e cila ka refuzuar të marrë, qoftë edhe letrën e projektrezolutës. Refuzimi i marrjes së korrespodencës nga ambasada për rezolutën e dorëzuar nga postierët e Postës Shqiptare nuk është arsyetuar. Pritet që të ketë një reagim nga PDIU në lidhje me këtë çështje.