E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefan Fyle sot në Tiranë, takimin e parë me Ramën

TIRANË - Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule zhvillon të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë, e shoqëruar kjo me një axhendë të ngjeshur takimesh me autoritetet më të larta të shtetit.

Programi i vizitës së tij parashikon takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Axhenda e takimeve do të nisë në orët e paradites, ndërkohë që pas takimit me kryeministrin Berisha komisioneri Fule do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Bëhet e ditur se Fule do të jetë i pranishëm edhe në seancën e radhës së Kuvendit, ku pritet t’i drejtohet deputetëve me një fjalë përshëndetëse.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›