E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Beogradi nuk po pengon bisedimet

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviç tha se sipas propozimit të Beogradit gjatë ditës së sotme ka vazhduar edhe një raund i dialogut me qëllim që të gjendet një zgjidhje për “kalimet administrative”, siç u shpreh ai, dhe përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Ai ka theksuar se delegacioni i Serbisë ka paraqitur disa propozime konkrete dhe të qarta, kështu që tani askush nuk mund ta akuzoj Beogradin se po pengon dialogun.

Lidhur me deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel, se “deri tani Serbia nuk ishte në gjendje të plotësoj kushtet e kërkuara nga BE-ja për statusin e kandidatit”, zoti Stefanoviç tha se kjo do të thotë se deri tani Serbia nuk i plotëson kushtet, ndaj kjo është arsyeja që delegacioni serb është në Bruksel dhe po punon pë realizimin e saj .

Në këtë kuadër ai tha se është optimist lidhur me samitin e 9 dhjetorit të BE-së, në të cilin do të vendoset nëse do t`I jepet apo jo Serbisë statusi i kandidatit për pranim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›