Bulqiza dhe Peshkopia pa energji elektrike
Në errësirë të plotë kanë qenë sot qyteti i Bulqizës dhe i Peshkopisë. Që prej orës 06:00 të ditës së sotme qytetet kanë mbetur pa energji elektrike.
Ndërkohë raportohet se mungesën e energjisë elektrike e vuajnë edhe komunat e dy qyteteteve Peshkopi dhe Bulqizë.
Ende nuk dihet shkaku i mungesës së energjisë, ndërkohë që banorët janë ankuar.