E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Deklaratat patriotike mund ta tensionojnë situatën

Bisedimet mes ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert Cooper dhe zyrtarëve serbë nuk kanë dhënë rezultate. Shefi i delegacionit serb për bisedime me Kosovën, Borgo Stefanoviç, ka deklaruar se Cooper ka tentuar që serbët të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

“Cooper e ka kuptuar se nuk do të ketë bisedime derisa nuk qetësohet situata në Veri”, ka thënë ai, duke shtuar se këtë qëndrim ai ia ka përcjellë edhe kryeministrit Hashim Thaçit dhe është në pritje të një përgjigje.

E pyetur nga “Blic” se si mund të reflektohen në këtë situatë deklaratat emocionale në barrikada, pjesë e të cilave shpesh është edhe ai, Stefanoviç thotë se “se me rëndësi është që njerëzit të kuptojmë se emocionet janë të përziera dhe se jemi të rrethuar me popullin që pret shumë”.

“Ndodhë të themi diçka e pastaj të kuptojmë se nuk ishte diçka e duhur për situatën. Kjo është gjë e keqe dhe dua të distancohem, sepse si negociator nuk kam të drejtë në fjalë të ashpra. Mendoj se të gjithë duhet të përmbahemi nga deklarimet e nxehta dhe patriotike pasi kjo sjell vetëm dëme" shtoi Stefanoviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›