E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Marrëveshja, në interes të serbëve

Shefi i ekipit serb për bisedime me Kosovën, Borislav Stefanoviç, deklaron se në lidhje me bisedimet e realizuara mes palëve, çdo gjë është në funksion të palës serbe.

Stefanoviç citoi se marrëveshja ruan interesin nacional të shtetit serb, Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244.

Zgjidhja nuk është ideale, por është më e mira në këto rrethana. Koncepti i kontrollit të përbashkët i kalimeve administrative nuk na është imponuar, ne e kemi iniciuar, e jo BE dhe Prishtina, tha Stefanoviç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›