E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanovic: Nuk diskutojmë për cështjet e shtetësisë me Kosovën

PRISHTNË- Boris Stefanocvic, kryenegociatori serb në bisedimet Prishtinë-Beograd sqaroi se shtyrja e dialogut në vjeshtë, ndodhi për shkak se palëve u duhet më shumë kohë për të rënë dakort për disa cështje të rëndësishme.

Mediat serbë bëjnë me dije se Stefanovic ka deklaruar se pala kosovare ka kërkuar që në negociata të preken edhe elementët e shtetësisë, gjë që është e papranueshme për palën serbe.

“Bisedimet janë shtyrë sepse ekipi i Prishtinës ka kërkuar që gjatë takimeve dhe diskutimeve të preken edhe elemente të shtetësisë së Kosovës, gjë që Beogradi nuk ka mundur ta pranojë”,- nënvizoi Stefanoviqit.

Takimi i parashikuar të niste dje është anuluar. Dialogu do të rinisë në shtator, ka thënë ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në bisedime, Robert Kuper.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›