Stefanovic akuza opozites serbe

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic ka akuzuar opozitën serbe se me qëndrimet e saj mund të rëndojë pozitën e Beogradit dhe serbëve në veri të Kosovës.
Stefanovic ka deklaruar se kërkesat jorealiste të eksponentëve të opozitës serbe mund të thellojnë krizën ndërmjet KFOR-it dhe protestuesve serbë lidhur me cështjen e barrikadave.
“Rezultati më i keq për Serbinë dhe serbët e Kosovës është nëse përfaqësuesit e katër komunave serbe në veri nuk u binden vendimeve politike të Beogradit”, ka deklaruar Stefanovic.
Ai ka nënvizuar se përcarjet e mëtejshme në radhët e politikës serbe do të shkojnë në favor të Rezultati më i keq për Serbinë është nëse përfaqësuesit e katër komunave serbe në veri nuk u binden vendimeve politike të Beogradit
Borko Stefanovic
Shef i ekipit negociator serb Prishtinës dhe se Beogradi do të rrezikojë bisedimet me Kosovën, të cilat janë jetike për sigurimin e statusit të vendit kandidat.
Krerët serbë nuk ranë dakord me Tadic
Serbët e veriut të Kosovës nuk u pajtuan me presidentin Tadic, me të cilin patën një takim për pesë orë me radhë disa ditë më parë.
Ata thanë se është e vështirë të pranohet që EULEX-i të qarkullojë lirshëm nëpër këtë zonë pasi nuk ka garanci se nuk do të transportojnë punonjësit e doganave dhe Policisë së Kosovës.
Por, po ashtu, sipas tyre, EULEX-i është duke zbatuar planin e Ahtisarit që nënkupton pavarësinë e Kosovës.
Katër kryetarët e komunave të veriut thanë se nuk është arritur një progres substancial në bisedimet me presidentin serb.
Sllavisha Ristic, kryetar i Zubin Potokut, tha se Tadic kërkoi lëvizjen e lirë për EULEX-in, por për këtë duhet pyetur populli.
Tadic: Kosova, cështje serioze
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic deklaroi të hënën se Kosova është një cështje e madhe për mbarë botën dhe se zgjidhja e saj është shumë e vështirë.
“Kosova është një problem jashtëzakonisht i madh, jo vetëm për serbët dhe shqiptarët, por për Evropën dhe gjithë botën. Zgjidhja e këtij problemi, vështirë të arrihet”, tha Tadic.
Duke folur para një grupi gazetarësh, Tadic theksoi se nuk mund të garantojë zgjidhjen e problemit të veriut brenda dhjetorit, kur pritet të jepet edhe rekomandimi i BE për dhënien e statusit të kandidatit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Analistët: Politika e dyfishtë e Beogradit
Analistët e çështjeve politike në Kosovë vlerësojnë se politika e Beogradit zyrtar po vazhdon të jetë e dyanshme, në njërin drejtim ka përpjekje për të mos i prishur raportet me Brukselin dhe në drejtimin tjetër ka qëllimin ta mbajë nën tension situatën në veri të Kosovës. Barrikadat, Rexhepi paralajmëron arrestime
Përfundimi i aksionit në zhvillim për heqjen e barrikadave në veriun e banuar me serbë do të pasohet me dy të tjera.
Si KFOR ka anashkaluar qeverinë
Nuk i anashkalojnë deklaratat se veriu është pjesë e Kosovës, por kur është fjala për të qenë pjesë e zhvillimeve në këtë rajon, autoritetet qendrore të Republikës së Kosovës janë pothuajse krejtësisht jashtë loje. Serbi, thirrje pro Kosovës nëpër stadium
Tifozët e “Sorcida Sanxhak”, skuadër e qyetit të Novi Pazarit në Serbi, kanë brohoritur pro pavarësisë së Kosovës. Ata kanë shpalosur në stadium parrull si “Kosova jashtë Serbisë” e shumë të tjera në mbështetje të Kosovës së pavarur. Obama përkrah veprimet e KFOR-it në veri
Presidenti Barack Obama dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta janë informuar për trazirat në veri të Kosovës dhe reagimin profesional të ushtarëve amerikanë.
Lajmet kryesore
Erzeni, ura në prag të shembjes
Shkatërrimi i shtratit po rrezikon shtëpitë dhe tokat bujqësore
Pazari me zgjedhjet në qarqe
Prokurorët marrin në pyetje të plagosurit
Guvernatori, sërish Fullani?!
Kriza greke, masa ndaj emigrantëve të paligjshëm