E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç për hapjen e zyrave: Nuk kemi diskutuar me Prishtinën

Në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, asnjëherë nuk është përmendur hapja e zyrës së Qeverisë së Kosovës në Beograd, ka thënë shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviç.
 

“Hapja e zyrës asnjëherë nuk ka qenë temë e dialogut, as formalisht as joformalisht. Asnjëherë nuk është përmendur diçka e tillë në ekipin negociator, por edhe po të përmendej, përgjigja jonë, do të ishte e qartë”, tha Stefanoviç.
 

Ai ka bërë këto komente për agjencitë serbe të lajmeve, pas deklaratës së djeshme te liderit socialist, Ivica Daçiç, i ciliu shpreh se nuk hyn në një qeveri, e cila do të pranonte hapjen e zyrës së Qeverisë së Kosovës në Beograd, ndërsa asaj të Serbisë në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›