E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Kaçanik, 26 ankesa në PZAP

Kryetari i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmani ka bërë të ditur se deri më tani janë pranuar 26 ankesa për procesin zgjedhor në Kaçanik.
 

Sylejmani se 13 ankesa të paraqitura nga subjektet politike kanë të bëjnë me fushatën parazgjedhore, ndërsa 13 të tjera kanë të bëjnë me ditën e zgjedhjeve në Kaçanik.
 

Ai tha se PZAP-i do të pranojë ankesa deri në orën 19:00 dhe më pas do t`i shqyrtojë të gjitha ankesat. Pas shqyrtimit në një afat prej 72 orësh PZAP-i do të dalë me vendim rreth kësaj çështje.
 

Më pas Komisioni Qendror Zgjedhor do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Kaçanik, ku fitues doli Besim Ilazi nga PDK.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›