“Sterilizimi”, Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK për Beqajn: Aktet t’i jepen palëve online pa pagesë

Ka përfunduar seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Gjykata ka urdhëruar SPAK-un që t’i bërë në dispozicion palëve aktet në versionin online, pa pagesë.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme është përshëndetur nga ish-ministri Beqaj, i cili e ka parë si vendimin e duhur.
Ish-ministri Beqaj u paraqit sërish një ditë më parë në SPAK (18 prill) për të vijuar leximin e dosjes voluminoze pasi nuk ka pranuar tarifën prej 10 milionë lekësh.
Ish-ministri i Shëndetësisë është nën akuzë për dosjen e Sterilizimit, bashkë me 8 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zv.ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj.
/rtsh.al/