E Martë, 3 Nëntor 2026

Dëborë në Kukës, situata e qetë, rrugët të qarkullueshme

I gjithë territori i Kukësit gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe në lartësinë mbi 800 m ka patur dhe reshje bore, njoftojnë autoritetet lokale.

Prefekti i qarkut, Agron Geca tha se “situata në qarkun e Kukësit është e qetë, ndërsa rrugët nacionale dhe ato bashkiake janë të qarkullueshme normalisht”.

Sipas tij, furnizimi me energji elektrike dhe më ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e qarkut Kukës.

Sipas Shërbimit Meteorologjik gjatë ditës së sotme moti do të jetë i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave që prej orëve të mesnatës. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1000 m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

( Sipas ATSH )

/ rtsh.al /
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›