E Diel, 1 Nëntor 2026

Sterilizimi/ Qeveria krijon kompani shtetërore me kapital 200 milion lekë (VENDIMI)

Qeveria ka vendosur krijimin e një shoqërie aksionare në pronësi të plotë të shtetit për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në sistemin publik shëndetësor.

Vendimi 845 i Këshillit të Ministrave, i marrë më 30 dhjetor 2025, është publikuar ditën e sotme në Fletoren Zyrtare.

Ky vendim vjen ndërsa nën lupën e SPAK është vendosur jo vetëm kontrata, por edhe procedurat e dhënies së saj, zbatimi dhe kostot për buxhetin, përfshirë këtu përgjegjësitë penale të zyrtarëve të përfshirë.

Mes personave nën akuzë ndodhet edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Shoqëria e re, “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” (OSHIS sh.a.), do të ketë një kapital fillestar prej 200 milionë lekësh, të financuar nga buxheti i vitit 2026 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Mbetet për tu parë nëse kjo sipërmarrje e re e qeverisë do të adresojë problemet që kanë shoqëruar një prej shërbimeve më të rëndësishme të sistemit shëndetësor publik në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›