E Martë, 3 Nëntor 2026

Stërvitja e përbashkët – Ministrat e Mbrojtjes, Peleshi dhe Maqedonci: Krenar me ushtarakët tanë

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ka publikuar sot disa fotografi nga stërvitjet ndërmjet Forcave të Armatosura Shqiptare dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Peleshi në një postim në Facebook shkruan se trupat shqiptarë përfunduan stërvitjen 72-orëshe në Feken, ku u sprovuan fizikisht dhe psikikisht dhe se treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje në stërvitjen aspak të lehtë të kursit “Komando”.

Gjithashtu dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, k vlerësuar këtë stërvitje të përbashkët mes dy ushtrive të vendeve tona.

Në një status në rrjetet sociale ka thënë se në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura janë sforcuar fizikisht dhe psikologjikisht.

“…në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës”, ka shkruar ai në Facebook.

Maqedonci mes tjerash ka thënë se me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje, ushtarakët kanë treguar karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

“Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë!”, ka shtuar ai, teksa ka publikuar edhe disa fotografi nga stërvitjet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›