Steve Tyrell me albumin Ill take romance ku ka permbledhur kenget e tij me te njohura

Steve Tyrell eshte nje prej artisteve me te mirenjohur te muzikes jazz e kryesisht te kengeve te dashurise. 67 vjecari i njohur i muzikes amerikane ka krijuar kenge te famshme te repertorit amerikan si The way you look tonight . Te gjitha kenget e tij te njohura jane permbledhur sefundmi ne albumin me titull Ill take romance.
lt--AV--gt
Steve Tyrell ka provuar edhe nje here se romanca nuk del jashte modes. Qe kur krijoji kengen The way you look tonighrt ai spikati si nje prej artisteve te cilet vendosen nje standart te larte te interpretimit te kengeve pop dhe jazz. Mes shume krijimeve permendet dhe kenga At last
Me vdekjen e kengetares legjendare te jazzit Etta James adhuruesit e kesaj kenge e degjojne tashme ate ne versioni e ri te Steve Tyrell ne albumin Ill take romance.
I lindur ne Teksas Steve Tyrell ka shenuar disa bashkepunime te rendesishem gjate karrierres se tij fillimisht si producent ne kompanine Scepter Records ku punoi me Carol King dhe Gerry Goffin. Ai ishte perzgjedhesi i kengetarit nga teksasi B.J Thomas i cili fitoi nje cmim Oscar me kengn e filmit Butch Cassidy and the Sundance Kid.
Albumi i pare solo i Steve-it ishte ai me titull A new standart i cili u realizua nga studio Atlantic Records ne vitin 1999 dhe i cili u rendit ne krye te klasifikimeve per dy vjet. Titulli i albumit u mor nga nje liber me kenge dhe ne te u kendua dhe nje duet me Judith Hill
Kenget e dashurise jane nje menyre jetese per veteranin 67 vjecar. Ai thote Kam kuptuar se muzika ime tani luhet neper dasma darka fejese pervjetore dhe kam kuptuar se asnjehere nuk ishte krijuar nje album per njerezit qe fejohen e martohen.
Koncertet e rradhes per te do te jene ne festivalin e Jazzit ne Cape Town te Afrikes se Jugut dhe nje koncert prej 10 ditesh ne Cafe Carlyle ne Nju Jork.