Videoja e organizates Femijet e Padukshem dhe grupet e te drejtave te njeriut

Publikimi kete muaj i nje videoje ne Internet nga nje organizate jo fitimprurese amerikane qe denon nje udheheqes rebel te Ugandes eshte bere shkas i nje debati nderkombetar dhe ka tronditur organizatat e te drejtve te njeriut ne gjithe boten. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Nico Colombant sjell hollesi nga Uashingtoni.
Si shume fushata te tjera te te drejtave te njeriut videoja e publikuar nga organizata Femijet e Padukshem u ndihmua nga emrat me fame. Nje prej tyre ishte aktorja e Hollivudit Angelina Jolie e cila kohet e fundit foli hapur kunder Joseph Kony udheheqesi i Ushtrise se Qendreses se Zotit ne Uganda.
Ai eshte nje qenie njerezore e tmerrshme. Ka ardhur koha per veprim dhe me vjen shume mire qe shikoj te rinj qe ngrihen kunder tij.
Disa prej yjeve te artit dhe mediave me te medha ne Shtetet e Bashkuara perdoren median shoqerore per te bere te njohur sa me shume videon 29 minuteshe kur ajo u publika me 5 mars. Te njejten gje bene nxenesit e shkollave te mesme dhe studentet e universiteteve ne mbare Shtetet e Bashkuara dhe gjetke.
Videoja Kony ka terhequr me me shpejtesi dhe me shume vizitore se cdo gje tjeter e publikuar ndonjehere ne Internet. Vitin e kaluar Presidenti Barack Obama dergoi 100 keshilltare ushtarake per te ndihmuar perpjekjet e vazhdueshme kunder nje kryengritjeje qe per dekada ka rrembyer femije ka shperngulur civile dhe ka gjymtuar fytyrat e viktimave ne Afriken Qendrore.
Ekspertja e te drejtave te njeriut dhe zhvillimit ne bote ne Universitetin Amerikan ne Uashington Lori Handrahan mendon se fushata e organizates Femijet e Padukshem po revolucionalizon mbrojtjen e ceshtjeve te ndryshme. Ajo thote se mbrojtes te tjere duhet te krijojne komunitete te reja aktiviste duke perdorur video media shoqerore dhe personalitete te ndryshme.
Mendoj se profesionistet qe kane punuar ne aspektin e ndihmave humanitare per dekada me radhe duhet me te vertete te perqafojne median shoqerore dhe te kuptojne rendesine dhe dobine e saj.
Michael Poffenberger i grupit Vendosmeria me baze ne Uashington dhe kritik per nje kohe te gjate i Ushtrise se Qendreses se Zotit thote se videoja mund te jete shume e efektshme ne nxitjen e aktivisteve te rinj te te drejtave te njeriut.
Edhe ekspertet diku marrin shkas per te filluar punen e tyre. Shumica e njerzve qe kane punuar me keto ceshtje per dekada me rradhe ende e kujton pervojen transformuese ne jeten e tyre qofte ndikimi i nje mesuesi te mire apo nje moment qe ka sherbyer si pike kthese per dicka qe ka ndodhur ne nje pjese tjeter te botes.
Objektivi i videos eshte kapja e Kony-t ne menyre qe ai te nxirret para Gjykates Nderkombetare Penale nen akuzat per krime lufte dhe krime kunder njerzimit. Zoti Poffenberger ka bere gjithashtu thirrje qe tu kushtohet me shume rendesi ne bote projekteve shoqerore dhe atyre te zhvillimit ne zonat e prekura nga Ushtria e Qendreses se Zotit.
Shume prej komenteve ne median shoqerore te shkaktuara nga videoja Kony ka qene negative duke filluar nga kritikat rreth mangesive te drejtesise se stilit perendimor apo tek fakti qe kjo organizate eshte demtuar rende dhe eshte larguar nga Uganda e deri tek sugjerimet se aktivistet amerikane duhet te perqendrohen tek problemet e Amerikes.
Profesori i Universitetit Amerikan Handrahan shikon shume xhelozi te pavend ne keto komente disa prej tyre ne adrese te protagonistit kryesor te filmit regjizorit amerikan Jason Russell.
Nuk mendoj se ka vend per xhelozi kur behet fjale per fushata kunder krimineleve te luftes ne gjithe boten. Ata njerez qe nuk e kuptojne se cfare po ben Jason Russell me filmin Femijet e Padukshem dhe cfare po bejne te gjithe njerzit qe e mbeshtesin ate kane nevoje te hapin syte dhe ky film ofron pikerisht kete.
Ne nje prej intervistave te tij te rralla para disa vjetesh vete Kony tha se eshte i pafajshem dhe fajesoi per krimet trupat ugandeze. Ai tha gjithashtu se nuk ka mjetet e nevojshme per te shperndare mesazhin e tij tek nje audience nderkombetare.
Ekspertet i kane pershkruar luftetaret e tij si shume te stervitur dhe shume te motivuar nga mosmarreveshje shume vjecare kunder qeverise se Ugandes per abuzimet e kryera ne te kaluaren kunder popullsise Acholi ne veri te vendit.