E Diel, 1 Nëntor 2026

Stili narrativ dhe jo vetem, tek “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut Ylli Teki Selenica, Watertown, Connecticut-USA



Vitin e kaluar, z.Blendi Fevziu, i mirenjohur tashme si nje analist mediatik dhe komentator i degjuar dhe me nje eksperience relativisht te gjate ne median televizive dhe publicistike letrare, pas nje sere botimesh te meparshme, botoi librin e tij te fundit, vepren biografike, “Enver Hoxha’.

Sapo e merr ne dore kete liber dhe lexon faqet e para, te ben pershtypje stili narrativ, publicistik, konciz dhe i vecante ne tregimin e jetes se ish-diktatorit, te dalluar per krimet dhe mizorite aq te perfolura ne fushen e gazetarise dhe sot tashme te njohura jo teresisht.

I shkruar me nje gjuhe shume ndryshe nga etiketimet percmuese dhe sloganet politike, tashme bajate, te publikuara nga disa rrethe oltranziste te papermbajtura ne fjalorin e urrejtjes dhe merise, ne shfryrjen e llahtarit te perjetuar per gati gjysme shekulli, duke treguar me gisht ate perbindesh me emrin Enver (ene me vrer), derdhur pa kursim ne zorret e zbrazura dhe te uritura te nje populli te mjere dhe fatkeq, per ate simbol vrastar e djallezor, per ate anti-Zot boteror te njemije e nje te zezave.

Ne librin e z. Fevziu, nuk gjejme ate gjuhe tere mllef te tepruar e bajat, perkundrazi ai perdor nje gjuhe te kujdesshme e te permbajtur, me moral te distancuar dhe etik njerezor, por kurrsesi une nuk mund te pranoj ne asnje menyre shprehjen e pa kursyer qe i vendos vdekjes se kesaj bishe, me etiketen “nderroj jete”, sepse per kete monster s’ka jete tjeter, pasi ai donte te vriste edhe vete Zotin e madherishem dhe te amshuar, aq sa edhe vete djajte do te benin greve per te mos e qasur te deleguarin e fantaksur te Partise se Dhunes dhe Krimit ne asnje rreth te Sketerres.

Gjithashtu, nuk mund te mos permend ketu edhe rastin aq te dhimbshem ndaj Nene Terezes, te cilen Antinjerezori nuk e lejoi kurre te hynte ne Shqiperi dhe te puthte doren e zhuritur nga grahmat e vdekjes se nenes se saj. Kur kjo shenjtore u lejua, me se fundi pas vdekjes, te vinte tashme ne varrin e nenes dhe te motres qe e priten aq shume, duke iu vene nga nje kurore me lule, shpirtmadhesia e saj e coi tek varri i diktatorit, dhe per ironi qe nuk e di pse, vendosi nje kurore me lule edhe ne varrin e Tiranit, nderkohe qe realiteti i tij do t’i pershtatej me se tepermi me “kuroren me gjemba”, te njejten kurore qe i vune Krishtit Mbret kur e kryqezuan Judejte me urdher te Pilat-it.

Enver Hoxha, qe kishte lindur ne “Sokakun e te Marreve”, u frymezua dhe u ushqye me marrezine gjakatare Staliniste, si mbartes diabolik i kesaj ideologjie kriminale, qe sidoqofte edhe sot kerkon akoma kohe per t’u tretur e shuar perfundimisht.

Nje verejtje kisha per sa i perket plotesimit te dokumentimit arkivor te marredhenieve me ish-Bashkimin Sovjetik. Personalisht, mendoj qe ne ditet e sotme qe jetojme, arkivat e huaja jane me te hapura dhe me te prekshme, duke dhene keshtu mundesine qe te dalin me te qarta marredheniet e Stalinit dhe udheheqesve te tjere ne gjithe jeten politike, ekonomike dhe shoqerore, ne vecanti per ate kohe kur urdherojne jugosllavet: “Gllaberojeni Shqiperine!”...

Sipas faqes 74 te librit, Enver Hoxha rrefen: “Aliu (Miladin Popovic) kishte besim te madh tek une dhe une gjithashtu tek ai”. Normalisht del pyetja: Nga lindi dhe kush e ushqeu kete besim reciprok kaq te plote?!.. Te ciles po vete Hoxha i pergjigjet: “Nuk e di”!...

Kjo pergjigje teper e erret dhe intriguese mbetet pa u sqaruar, sidomos pak me vone kur Enver Hoxha propozohet dhe miratohet si Sekretar Politik i Partise nga vete Miladini. As Enveri dhe as anetaret e tjere te Qendrorit nuk i japin kurre pergjigje!?...

Gjithashtu, do te ishte shume e dobishme per historine politike te Shqiperise, thellimi i njohjes se rolit te metejshem te Miladin Popovic-it ne Shqiperi dhe marredheniet e tij me te fshehta me Enverin qe e lidhte reciprokisht dhe e bente te pandashem prej tij pothuajse ne tere rrugetimin kriminal “partizan” gjate luftes.

Duhet sqaruar perse Enver Hoxha nuk mori asnje mase kundra atyre qe kishin zbatuar vezhgimin e udheheqesve, sic deklaroj Koci Xoxe ne gjyqin e tij, duke permendur: “Ky vezhgim ishte autorizuar nga vete Enver Hoxha” dhe nuk pati asnje reagim ne kete drejtim. Perse krijohet e gjithe kjo gjendje terrori dhe pikerisht pak kohe perpara se te fillojne eliminimet e brendshme njera pas tjetres?!...

Ne liber nuk dokumentohet aspak biseda e Enver Hoxhes me Titon gjate vizites se tij ne Qershor 1946 ne Jugosllavi, per te trajtuar, sipas gjases, mundesine per bashkimin e Kosoves me Shqiperine, por qe nuk dokumentohet dhe nuk vertetohet te jete zhvilluar, prandaj rezulton qe eshte nje genjeshter e madhe e Enverit, e sajuar per te justifikuar faljen apo shitjen e Kosoves Jugosllavise, dhe qe ziente ne te gjitha ambientet e vendit. E gjithe kjo behej per t’u bere perseri “i mire” per jugosllavet, te cilet tashme kishin zgjedhur Koci Xoxen ne vendin e tij, si komunist me prejardhje proletare dhe xhahile.

Do ta konsideroja me shume vend gjithashtu, zbulimin e plote te rolit te shumefishte, tashme te vertetuar te Kim Filbi-t ne kontaktet e fshehta agjenturiale me KGB-ne, SIS, Sigurimin e shtetit, CIA-n, apo cdo Organizate tjeter te involvuar ne ceshtjen diversantiste dhe ne vecanti ne ngjarjen e bujshme te “bandes” se Xhevdet Mustafes, e cila duhet zhvilluar me tutje dhe me thelle, sepse mund te jete dhe nje shtytje e provokuar per te tronditur dhe frikesuar regjimin e Hoxhes ne ate kohe, duke i futur dyshimin si agjente imperialisto-revizionist bashkepunetoret e afert, duke krijuar nje situate analoge te tij, situata keto te ndodhura edhe ne Shqiperi ne prag te pushtimit italian ne 1939, kur agjentet fashiste, ne menyre shume tinezare me ane te gangsterit Giro, e njoftuan Mbretin Zog se kishin paguar mjaft drejtues dhe personalitete shteterore per nje puc kunder tij me rastin e nderhyrjes italiane me arme, gje qe e tmerroj Zog-un, duke e detyruar qe te largohej me te shpejte nga Atdheu dhe mos te udhehiqte rezistencen me te fuqishme ndaj okupatoreve. Ne fakt, keto personalitete te larta, pese dite pas pushtimit italian, mblodhen edhe nje Asamble Kuislinge te pergatitur tashme per pucin, duke iu afruar kuroren e Mbreterise Shqiptare, Mbretit liliput dhe ben bashkimin me Mbreterine Italiane, duke tradhtuar e turperuar ne kete menyre Atdheun e “tyre”.

Gjithashtu, do te ishte me vlere ne kete liber edhe dokumentimi i punes se Misioneve ushtarake britanike te Komandes se Mesdheut dhe UK Foreing Office, megjithese nje sere kujtimesh autobiografike te oficereve britanike qe armatosen me bujari komunistet partizane per te rrembyer me dhune e ngritur po me dhune pushtetin me te eger komunist, duke vrare dhe prere ne kundershtim te plote me ate qe trillon Enver Hoxha ne kujtimet e tij plot genjeshtra.

Se fundi, do te propozoja me shume dashamiresi dhe modesti, si nje njohes i thjeshte i ketij sektori, qe autori te shikonte mundesine qe ky liber te kalonte nga vijimesia e episodeve te shkruara, ne realizimin e skenarit te nje filmi historik qe do te ishte teper interesant dhe me nje vlere kombetare, per brezat e ardhshem, si dhe per shkruarjen e historise se vertete shqiptare, e zhveshur kjo e fundit nga cdo ngjyre politike dhe ideologjike te huaj.

Duke i mbyllur keto rreshta te pershtypjeve, mbresave dhe vlerave te librit ne fjale, kam kenaqesine t’i paraqes autorit, z. Fevziu, pergezimet e mia me te ngrohta dhe me te sinqerta per vlerat e plota dhe te gjithanshme qe permban ky liber mbi realitetin e figures se Enver Hoxhes, me bindjen se ky liber do te mbetet si historiku me i plote dhe me i sakte i kesaj monstre tirane me te dyja pjeset e tij te erreta, qe krijoj aq dhimbje dhe humbje per te gjithe Kombin shqiptar, si dhe ne vete Ata komuniste idealiste te zhgenjyer qe e ngriten, e ushqyen, e mbrojten, dhe e fuqizuan duke e paguar po Ata vete, ne rrugetimin e tyre nga “Porta e Ferrit” deri ne majen e Piramides shfarosese te pushtetit te Tij, i bazuar ne eliminimin paranoid Bukharinian te shokeve dhe miqve te tij me te mire dhe me te ngushte me nga nje “plumb kokes”, e shoqeruar kjo e fundit me absurditetin e “lojes sarkastike” te konfesionit te fajesise dhe tradhtise se tyre ndaj Atdheut.

E gjithe kjo le t’na sherbeje sot si nje mesim historik: “Fuqia absolute transformon nje politikan te pameshirshem ne nje tiran monstruoz”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›