E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia miraton kushtet shtrënguese, Athina në flakë

Greqi- Greqia i ka thënë ‘po’ masave të reja shtrënguese në këmbim të së cilave eurogrupi do të zhbllokojë ndihmën prej 130 miliardë eurosh, jetike për financat greke që gjenden në kolaps të plotë.

Ditën e djeshme u mbajt seanca parlamentare ku kushtet e vendosura nga Brukseli u miratuan me 19o vota pro dhe 74 kundër. Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga krerët e partive të koalicionit, kundërshtarët do të përjashtoheshin nga partia nëse nuk miratonin masat. Sipas Samaras, Papandreut, Venizelos dhe Papadhimos vendi do të rrenohej nëse Parlamenti grek hidhte poshtë kushtet e eurogrupit.

Ishin plot 22 deputetë socialistë dhe 21 konservatorë të cilët pasi votuan kundër masave por u përjashtuan menjëherë nga partitë respektive. Ndërkaq janë përjashtuar edhe dy deputetët e LAOS të cilët votuan pro masave, edhe pse udhqëheqësi i tyre, Karatzaferis, i kishte udhëzuar të hidhin poshtë paketën e masave.

Seanca maratone në parlamentin grek ka hasur në jo pak depate mes liderve të partive, ndërsa vetë kryeminstri Papadhimos ka shprehur hidhërimin sesi djepi i qyteterimit europian u katandis në një humnerë të tillë. Edhe krerët e tjerë të koalicionit qeveritar bënë thirrje të vazhdueshme për aprovimin e masave pasi në të kundërt falimentimi i vendit ishte i pashmangshëm.

Ndërkaq teksa parlamenti votonte masat një dhunë e ashpër regjistrohej në qytetet greke përfshirë edhe ishujt turistik atë të Kretës dhe Korfuzit. Rreth 45.000 persona dolën në demostrata kundër reduktimit të pagave dhe pensioneve dhe kushteve të keqia të jeteses për shkak të krizës, ku u përdor gaz lotsjellës madje edhe bomba shpërthyese. Ndërkaq rreth 45 persona mbeten të plagosur në Athinë teksa edhe shumë ndërtesa u dëmtuan rëndë nga shpërthimi i bombave.

“Vandalizmat dhe shkatërrimet s’kanë vend në një demokraci, ndaj nuk do të tolerohen”- tha kryeminsitri grek Papadhimos.

Tashmë ndihma pritet të marrë aprovimin e eurogrupit në takimin e së merkurës ku ministri i Finacave Venizelos do të shkojë me marrëveshjen e plotë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kushtet e Trojkës, Greqia miraton marrëveshjen Greqi- Pas tre ditësh drame, tensionesh dhe luajtje me zjarrin...
  2. Faliment apo shpëtim për Greqinë, BE: Athina po tejkalon afatet kohore Greqi- Dita e sotme duket se do të jetë vendimtare...
  3. Papadhimos: Greqia ndodhet pranë pikës zero Greqi- Sot parlamenti grek do të diskutojë dhe hedhë në...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›