Stilistja shqiptare, çmim të parë në Londër
Duart e saj të arta kanë krijuar një model flokësh që nuk kishte si të mbetej jashtë vëmendjes së jurisë së konkursit “Myths, Legends and Fairytale Hair Shoë”. Shqiptarja Flutura Çili që studion në “Brighton And Hove City Collage” ka rrëmbyer vendin e parë dhe është vlerësuar për modelin tepër inovator që ka realizuar. Flutura që prej vitesh jeton në Angli është zgjedhur më e mira, mes 160 vajzave që morën pjesë në këtë kompeticion. Ky konkurs zhvillohet një herë në vit, me pjesëmarrjen e shumë profesionalistëve. Vitin e kaluar, stilistja Flutura Çili, e cila ishte e vetmja shqiptare ne atë garë, mori çmimin e dytë, ndërsa ky vit i dhuroi asaj vendin e parë, për shkak të perfomancës së veçantë që ajo i dhuroi asaj skene. Flutura është e kualifikuar në nivelin 3, (niveli më i lartë) si stiliste.