Qytetarët kërkojnë zgjidhje të ngërcit politik

Rrugët e mbushura me uniforma blu apo kanalet televizive që ofrojnë pamje te situatës së rënduar politike në vend, kryeqytetasit kanë preferuar që gjatë fundjavës ti zëvendësojnë me qetësinë dhe relaksin që të ofrojnë kodrat e liqenit.
Të favorizuar nga moti i kthjellët qysh në orët e para të mëngjesit, në kodrat e liqenit vërshonin jo vetëm vizitoret e përditshëm por edhe familjarët të cilët duan të kalojnë një dite ndryshe nga të tjerat. Ajo çfarë i shqetëson tiranasit dhe kërkojnë me ngulm është zgjidhja e ngërcit politik, i cili po mban pezull karrigen e kryebashkiakut.
Këtë rradhë nuk janë politikanet ata që deklarojne se Shqipëria po ecën me hapa atë shpejtë drejt Evropës, tani janë qytetaret ata që kerkojnë me çdo kusht që ti ngjasojnë realitetit Evropian.